1. Për klientët: rezervimet
- Rezervimi në Pronto është falas — nuk paguani asgjë te ne, prandaj nuk ka asgjë për të rimbursuar nga Pronto.
- Shërbimin e paguani te biznesi. Anulimi, ndryshimi i orarit dhe çdo rimbursim për shërbimin rregullohen nga biznesi, sipas rregullave të tij.
- Për të anuluar, kontaktoni biznesin sa më shpejt — numri i tij është në faqen e biznesit.
- Nëse biznesi e anulon rezervimin tuaj dhe i keni paguar paraprakisht, keni të drejtë të merrni mbrapsht shumën e plotë nga biznesi. Nëse nuk po e zgjidhni, na kontaktoni në +355 69 457 7986 (telefon ose WhatsApp) dhe ndihmojmë.
2. Për bizneset: abonimi (€6/muaj ose €62.99/vit)
- Anulim kurdo. Nga paneli i biznesit (“Cancel renewal”) ose duke na kontaktuar. Nuk ka tarifë anulimi.
- Çfarë ndodh pas anulimit. Nuk tarifoheni më; faqja mbetet aktive deri në fund të periudhës që keni paguar.
- Periudha e nisur nuk rimbursohet — as për planin mujor, as për atë vjetor.
- Përjashtimet — ju rimbursojmë plotësisht kur:
- jeni tarifuar gabimisht ose dy herë për të njëjtën periudhë;
- jeni tarifuar pasi e kishit anuluar abonimin;
- platforma nuk ka funksionuar për pjesën më të madhe të periudhës për fajin tonë.
- Si ta kërkoni. Na kontaktoni në +355 69 457 7986 (telefon ose WhatsApp) brenda 30 ditëve nga pagesa, me emrin e biznesit. Përgjigjemi brenda 5 ditëve pune; rimbursimi kthehet në të njëjtën mënyrë pagese (PayPal/kartë), zakonisht brenda 5–10 ditëve pune.
3. Të drejtat ligjore
Kjo politikë nuk i kufizon të drejtat që ju jep ligji shqiptar për mbrojtjen e konsumatorit. Për kushtet e plota shihni Kushtet e përdorimit dhe Kushtet për bizneset.