Anulimi & rimbursimi

Përditësuar më: 20 nëntor 2026

1. Për klientët: rezervimet

  • Rezervimi në Pronto është falas — nuk paguani asgjë te ne, prandaj nuk ka asgjë për të rimbursuar nga Pronto.
  • Shërbimin e paguani te biznesi. Anulimi, ndryshimi i orarit dhe çdo rimbursim për shërbimin rregullohen nga biznesi, sipas rregullave të tij.
  • Për të anuluar, kontaktoni biznesin sa më shpejt — numri i tij është në faqen e biznesit.
  • Nëse biznesi e anulon rezervimin tuaj dhe i keni paguar paraprakisht, keni të drejtë të merrni mbrapsht shumën e plotë nga biznesi. Nëse nuk po e zgjidhni, na kontaktoni në +355 69 457 7986 (telefon ose WhatsApp) dhe ndihmojmë.

2. Për bizneset: abonimi (€6/muaj ose €62.99/vit)

  • Anulim kurdo. Nga paneli i biznesit (“Cancel renewal”) ose duke na kontaktuar. Nuk ka tarifë anulimi.
  • Çfarë ndodh pas anulimit. Nuk tarifoheni më; faqja mbetet aktive deri në fund të periudhës që keni paguar.
  • Periudha e nisur nuk rimbursohet — as për planin mujor, as për atë vjetor.
  • Përjashtimet — ju rimbursojmë plotësisht kur:
    • jeni tarifuar gabimisht ose dy herë për të njëjtën periudhë;
    • jeni tarifuar pasi e kishit anuluar abonimin;
    • platforma nuk ka funksionuar për pjesën më të madhe të periudhës për fajin tonë.
  • Si ta kërkoni. Na kontaktoni në +355 69 457 7986 (telefon ose WhatsApp) brenda 30 ditëve nga pagesa, me emrin e biznesit. Përgjigjemi brenda 5 ditëve pune; rimbursimi kthehet në të njëjtën mënyrë pagese (PayPal/kartë), zakonisht brenda 5–10 ditëve pune.

3. Të drejtat ligjore

Kjo politikë nuk i kufizon të drejtat që ju jep ligji shqiptar për mbrojtjen e konsumatorit. Për kushtet e plota shihni Kushtet e përdorimit dhe Kushtet për bizneset.

Kushtet e përdorimit →Kushtet për bizneset →Privatësia →Cookies →Kontakti →